Giggs kundër Liverpulit: Champions-in ta fitojë Reali!

Sport

giggs
Dëshira e madhe e Ryan Giggs është që Real Madrid ta mposht Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve. Mund të duket sikur një britanik del kundër tokës së vet, mirëpo në fakt, këtë urim, tekniku uellsian e bën thjesht për shkak të sulmuesit, Gareth Bale. “Nuk duhet ta them këtë, por shpresoj që Bale të fitojë trofeun më 26 maj në Kiev”, deklaroi Giggs. “Po e them këtë veçanërisht për Gareth, sepse po ta fitonte katër herë Championsin, do të ishte fantastike. Do të ishte arritje e pabesueshme”, theksoi Giggs. Kështu, uellsiani ka zbuluar se ai do të mbështesë bashkëkombësin e tij Bale dhe Real Madridin.

giggs2

E në këtë mënyrë, trajneri i ekipit kombëtar të Uellsit ka favorizuar patriotizmin individual, kundër lidhjeve kolektive me futbollin britanik. Ndërkohë që Reali duhet të luajë edhe një ndeshje kampionati në La Liga, nga ana tjetër Liverpool ka nisur të mendojë ekskluzivisht për finalen e 26 majit. Klopp ka dërguar skuadrën në një lokalitet spanjoll, saktësisht në plazhin e Marbellas, për t’u përgatitur për sfidën me madrilenët. Një zgjedhje, me të cilën tekniku gjerman duket sikur thotë: E përgatis betejën finale, në tokën e armikut!