Giovanni Van Bronckhorst, Trajneri i Rangers:

Sport

“Sonte duhet të fitojmë patjetër. Kemi nevojë për një performancë të nivelit të lartë, të kombinuar edhe me atmosferën që përcillet në stadiumin tonë, sidomos në mbrëmje të tilla europiane. Duhet të kemi parasysh edhe cilësitë e kundërshtarit dhe taktikisht të përgatitemi në mënyrën e duhur. Kjo është ndeshja e parë e këtij raundi dhe duke qenë se luajmë në shtëpi, do japim maksimumin tonë. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Nuk kemi asnjë mungesë dhe një gjë e tillë na jep qetësi dhe siguri përpara kësaj sfide.Padyshim që PSV është një ekip që vjen me plot ndryshime. Ata kanë bërë përforcime në skuadër, e po ashtu kanë edhe një trajner të ri. I kemi ndjekur ndeshjet e tyre këtë sezon dhe ata luajnë pak më ndryshe sesa sezoni i kaluar. PSV është një ekip me mjaft eksperiencë. Kanë fituar edhe trofeun e Superkupës. Pra, përballë do kemi një kundërshtar mjaft të fortë. Gjëja më e rëndësishme e këtij takimi është të kuptojmë mënyrën e tyre të lojës. Gjithashtu, duhet të kemi parasysh strategjinë tonë në fillimin e sfiodës dhe gjatë vazhdimësisë së saj. Jemi të përgatitur për çdo skenar të mundshëm”.