Gjasula, rekordmeni i ‘të verdhëve’ ka një objektiv me Paderborn

Sport

Mesa duket, Klaus Gjasula dhe Paderborni duan të vazhdojnë kontratën që kanë aktualisht dhe skadon në verë. Sipas asaj që ka bërë të ditur gjermania “Kicker”, mesfushori 30-vjeçar dhe drejtori sportiv Martin Przondziono i kishin nisur diskutimet për zgjatjen e marrëveshjes që përpara shpërthimit të pandemisësë Coronavirusit. Situata në momentin aktual ka ndryshuar paksa, përderisa klubi i Paderbornit po përballet me një të ardhme të pasigurt. Tani dihet vetëm që kontrata e lojtarit të Kombëtares shqiptare zgjat deri në verën e këtij viti. Gjithsesi ekziston dëshira e drejtuesve të klubit gjerman për të vazhduar bashkëpunimin me një nga liderët e mesfushës, i cili është gjithashtu edhe zv.kapiten i Paderbornit.
Deri përpara ndërprerjes së sezonit të Bundesligës, Gjasula ka luajtur 22 ndeshje në kampionatin gjerman, ku ka pasur mundësinë të shënojë edhe dy gola dhe dy asiste. Por gjtiashtu, ai mban edhe rekordin për numrin e kartonëve të verdhë në Evropë: deri tani është ndëshkuar me 12 të tillë.