Gjimshiti: Nuk dua të mendoj për të ardhmen

Sport

Berawwwt Gjimshiti

Ndryshe nga sa ndodh në Kombëtaren shqiptare me trajnerin Panucci, Berat Gjimshiti është kthyer në një pikë fikse në mbrojtjen e skuadrës së Serisë A, Beneventos. Ishte një nga më të mirët edhe në ndeshjen e fundit të barazuar 2-2, në fushën e Sasulos. Sfidë që i dha mundësinë edhe të fitonte një pikë në garën për mbijetesë, që gjithsesi bëhet gati e pamundur, pasi në 6 javët e mbetura duhen rikuperuar 14 pikë.
Në një situatë të tillë është nisur të flitet mbi të ardhmen e Gjimshitit, si një prej atyre elementëve që kanë spikatur më shumë. E me shumë mundësi, sezonin tjetër nuk do të vazhdojë të jetë me Beneventon. Vetë ai, për momentin, ka theksuar se është i kënaqur që luan në skuadrën e drejtuar nga De Zerbi. Por aktualisht nuk mendon për sezonin e ardhshëm, sepse mungojnë ende edhe 6 ndeshje të rëndësishme deri në fund të këtij kampionati, në të cilat Benevento synon të bëjë gjithmonë e më mirë.
Kurse duke bërë një analizë të takimit të së dielës, Gjimshiti ka pranuar se Benevento është një skuadër e fortë, por të cilës i mungon konkretizimi në metrat e fundit përpara portës. Për më tepër, sipas mbrojtësit, skuadra në sfidën ndaj Sasuolos meritonte fitoren dhe nuk është e kënaqur me barazimin. Gjithsesi, tashmë Gjimshiti duhet të mendojnë për derbin që do të ketë në mesjavë kundër Etrit Berishës dhe Atalantës, që për më tepër është ekipi që ka në pronësi kartonin e vetë mbrojtësit të huazuar tek Benevento.