UCL, Bayern-Real, Liverpool-Roma gjysmë¬-finale plot rivalitet, passion dhe histori

Sport

uefaaakupa

Bayern-Real Madrid dhe Liverpool-Roma. Dy përballje plot rivalitet, pasion dhe histori. Do jenë përballje gjysmë-finale. Bavarezët kundër madrilenëve për herë të 25-të në Evropë. Më shumë se çdo sfidë tjetër. Pa dyshim tashmë një klasike. Në 24 takimet e kaluara të dyja kanë arritur nga 11 fitore me një total prej 73 golash të shënuara. Por në 5 sfidat e fundit, fitimtar ka rezultuar Reali dhe për këtë Bayerni kërkon revanshin. Shpresat i ngjallin statistikat e Heynckes i cili gjithmonë i ka arritur finalet e Champions-it. 72-vjeçari ka risjellë shpirtin e një skuadre që dukej tërësisht e tretur në fillim të këtij edicioni. Nga ana tjetër kampionët në fuqi Champions-in e kanë trofeun e vetëm të mbetur për të shpëtuar sezonin. Zidane i jep besim maksimal Ronaldos, autor i 7 golave në 3 përballjet e fundit kundër bavarezëve. Takimi parë luhet në Munich më 25 prill dhe i kthimit në Madrid më 1 maj. Në sfidën tjetër, Liverpool e Roma, dy nga skuadrat më emocionuese të këtij sezoni ndeshin njëra tjetrën njëjtë sikurse finalja e 34 viteve më parë. Anglezët përballen për herë të 6-të me italianët me statistikat që bëjnë fjalë për 2 fitore për të kuqtë, 2 barazime dhe një humbje. Mohamed Salah do të rikthehet në Romë 1 vit pasi u largua që atje, tashmë si golshënues i Anglisë dhe Liverpoolit me një sezon mbreslënës. Trajneri Di Francesco ka nxitur më tej ëndrrën e verdhekuqve për t’u bërë skuadra e katërt italiane që ngre trofeun, por gjithcka kalon nga një sfidë tmerrësisht e vështirë. Liverpooli ka shënuar 33 gola këtë sezon të Champions League-ës duke barazuar rekordin e United-it të 15 viteve më parë dhe Klopp ka premtuar se asgjë s’ka përfunduar këtu. 90minutat e para luhen në Anfield më 24 prill, kthimi në Olimpico më 2 maj.