Gjyqtari Oliver flet për herë të parë: Ju tregoj çfarë përjetova pas Real-Juve!

Sport

oliver michael

Për herë të parë pas gati 2 javësh, Michael Oliver ka vendosur të flasë vetë! Gjyqtari anglez që drejtoi ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Juventus, u shpreh për herë të parë mbi abuzimin që ai dhe bashkëshortja e tij vuajtën nga tifozët. natyrisht, shkak u bë penalltia që ngjalli diskutime dhe që kontribuoi në eliminimin e Juventus. Një vendim që shkaktoi mjaft polemika. Ja që ai vendim i marrë në një fraksion sekonde, u kontestua për ditë me radhë, ashtu si familja e arbitrit Michael Oliver.

oliver12
“Ishin ditë të çuditshme, por u ndjeva mirë që shumë njerëz brenda dhe jashtë kësaj loje, ishin të gatshëm dhe më ofruan mbështetje. Ishte diçka e thjeshtë, por që për mua ishte domethënëse. Kisha njerëz që më takonin në rrugë duke më thënë se më respektonin dhe njerëz pranë futbollit më dërguan shumë mesazhe”, tha arbitri i ndeshjes që praktikisht dha verdiktin mbi eliminimin e Juves. Mbështetja më e madhe për Michael Oliver erdhi nga federata që i dha drejtimin e finales së FA Cup, mes Manchester United dhe Chelsea. “U ndjeva krenar që më caktuan finalen pasi këto mundësi vijnë rrallë për një arbitër. Është e bukur sesi vijnë gjërat pasi finalja e 994 mes Manchester United dhe Chelsea, ishte e para që mbaj mend se kam parë nga një ndeshje futbolli. Ja ku jam tani, duke drejtuar një sfidë të tillë 24 vjet më vonë”, përfundoi Oliver, i cili gjithsesi do të mbahet mend gjatë për atë penallti të akorduar.