Probleme tek Juventus, Allegrin nuk e duan më

Sport

allegri juve
Juventus duket se po kalon një moment vërtetë të vështirë. Eleminimi nga Champions League dhe humbja ndaj Napolit, që mund t’u kushtojë titullin kampion bardhezinjve, kanë trazuar jo pak situatën në brendësi të klubit torinez. E si fajtori kryesor për këtë situatë shihet Massimiliano Allegri.  Fillimisht janë tifozët që duket se kanë humbur besimin tek aftësitë e trajnerit livornez, pasi siç pasqyron “Tuttosport”, e perditëshme që qëndron pranë skuadrave torineze, nga një sondazh i bërë së fundmi rezulton se 53% e tifozëve nuk duan të vazhdojnë me Allegrin sezonin e ardhshëm, ndërsa 47% e të anketuarve besojnë ende se 50-vjeçari mund të udhëheqë Juventus.

allegri juve12

Por veç pakënaqësisë së tifozëve, Allegri duhet të përballet edhe me irritimin e disa prej futbollisteve kryesorë të skuadrës. Spekulimet e fundit flasin se Marchisio, Alex Sandro, Higuain dhe Dybala janë të irrituar nga vendimet e trajnerit të tyre në ndeshjet e fundit, duke trazuar jo pak situatën brenda kampionëve në fuqi të Italisë.