GOAL.com – Shqiptarët ia dolën ta bllokojnë Ronaldon

Sport

ronaldo do ta mposhtim atletik
Portali i njohur sportiv, “Goal.com”, nuk e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e Cristiano Ronaldos kundër Shqipërisë, duke shkruar që kuqezinjtë e kanë mbuluar mirë portugezin.
Sipas statistikave të publikuara, Ronaldo e ka prekur topin 42 herë, ka bërë dy goditje brenda kornizës së portës dhe një jashtë saj. Përpos jo-produktivitetit në goditje, Ronaldo ka dëshpëruar edhe në pasime, ku në 30 prej tyre, është treguar vetëm 67% i saktë.
Një gjë tjetër që e dallon Ronaldon janë goditjet e lira. Edhe këtu ka dështuar totalisht, duke e nxjerrë vetëm një faull gjatë 90 minutave dhe duke e shkaktuar një të tillë ndaj kundërshtarit.