Golden State nuk dine të ndalen!

Sport

hi-res-14483556984be37e3b46f27f6a76bf92 crop north
Golden State Warriors duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Kampionët në fuqi shënuan fitoren e gjashtë radhazi në NBA teksa mundën Los Angeles Clippers me rezultatin 112-108. Stephen Curry ishte autor i 31 pikëve, 21 prej të cilave ishin 3-pikësha. Për skuadrën nga L.A Chris Paul nuk ishte i mjaftushëm, paçka se mundi të shënojë 24 pikë. Në fund Paul pësoi edhe një lëndim muskulor.
Ndërkohë edhe Toronto Raptors duket se nuk ka ndërmend të njohë humbje. Kanadezët mundën Oklahomën 103-98 duke shënuar fitoren e tyre të shtatë radhazi. Në parket spikati DeRozan, që shënoi 28 pikë, teksa në radhët e Oklahomës nuk mjaftoi forma e shkëlqyer e Kevin Durant që e mbylli me 27 pikë.
Në Ohio Cleveland Cavaliers mposhtën Nju Jork Knicks 96-86. Në këtë takim spikatën Williams dhe LeBron James, të cilët të dy së bashku shënuan 45 pikë. James mposhti kështu shokun e tij Carmelo Anthony, i cili ishte ndër më të mirët nga njujorkezët me 17 pikë dhe 12 topa në tabelë.
Washington Wizards i kanë shkaktuar humbjen e dytë në kampionat San Antonios. Spërsat u mundën me rezultatin 102-99, teksa ai që vendosi takimin ishte Bradley Beal, me një gjuajtje të saktë në sekondën e fundit të ndeshjes. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Houston mundi Orlandon 119-114, Indiana fitoi ndaj Bostonit 100-98 dhe Portland fitoi me Utah 108-92.