Trajneri i L.A Galaxy: Gerrard te Liverpool? Eshte lajm qesharak!

Sport

134-650x358
Lajmi për mundësinë e rikthimit të Steven Gerrard te Liverpool është një lajm qesharak, kështu të paktën e ka konsideruar trajenri i Los Angeles Galaxy, Bruce Arena, i cili duke komentuar këtë cështje ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
Pas 17 vitesh të kaluara me Liverpool-in ë korrik të këtij viti, Steven Gerrard u largua nga Premier-League për të provuar eksperiencën e kampionatit amerikan në radhët e Los Angeles Galaxy-in, nën një kontratë 18-mujore. Së fundmi skuadra e tij u skualifikua nga kupa pas humbjes 3-2 ndaj Seattle Sounders dhe fillë pas kësaj ndeshje lajmet për një rikthim të tij në Anfield zunë vend në shtypin britanik. Sipas këtyre raportimeve Gerrard do të stërvitet me ish-skuadrën e tij, madje edhe do të ketë mundësi që të luajë ndeshje të Premier-League-ës.
Por këto lajme janë përgënjeshtruar nga trajneri Jurgen Klop, por edhe nga Bruce Arena. I pyetur për idenë e faktit që Gerrard ka kërkuar që gjatë pushimit të kampionatit amerikan, të paktën të stërvitet me ish-skuadrën e tij, trajneri i Galaxy-it, u shpreh tërësisht i hapur për këtë ide, por duke e mohuar në mënyrë kategorike aktivizimin e Gerrardit në ndeshjet e Liverpool-it.