GRAHAM POTTER, TRAJNERI I CHELSEA:

Sport

“Champions League ka qenë shumë interesante për mua. Kur erdha në krye të skuadrës, situata ishte shumë sfiduese dhe emocionuese. Kemi luajtur 3 ndeshje të një niveli shumë të lartë. Një të tillë e presim edhe sonte. Ndaj Salzburgut do të jetë shumë e vështirë dhe për këtë arsye të gjitha forcat tona i kemi përqendruar në këtë sfidë. Këtu është një fushë tepër e vështirë për të marrë rezultat pozitiv dhe ky është një tregues i mjaftueshëm për të kuptuar se Salzburgu është një kundërshtar tepër i vështirë për t’u përballur. Një gjë të tillë e pamë kur ata erdhën në “Stamford Bridge”. Intensiteti i lojës së tyre është tepër i lartë dhe kjo do të na i vështirësojë shumë punët. Në këto kushte, duke marrë parasysh rrethanat e fushës ku do të luajmë sonte, jemi përpjekur të marrim çdo masë të mundshme. Jemi gati për një tjetër ndeshje të madhe.

Në radhët tona, kemi disa mungesa dhe një prej tyre është Kalidou Koulibaly. Pasi nuk ishte i gatshëm në ndeshjen e fundit në kampionat, ne shpresuam që ai të rikthehej në mesjavë, mirëpo nuk ia doli dot për të qenë gati sonte. Me ne nuk do të jetë as Cucurella, për shkak të një gjendjeje gripale. Megjithatë ai është një lojtar i shkëlqyer dhe do të jetë me ne në takimet vijuese.”