Griezmann dhe Morata parlajmërojnë Juventusin!

Sport

griezmannn

“Juventusi të ketë kujdes, sepse do të bëjmë gjithcka për të mbërritur në finale”. Me këtë deklaratë, Antuan Griezman, sulmuesi i Atleticos së Madridit, ka paralajmëruar bardhezinjtë, në prag të përballjes së parë të vlefshme për 1/8-at e Champions League. Në një intervistë për UEFA.com, francezi foli pikërisht për ndeshjen e së mërkurës në “Uanda Metropolitano”, një sfidë intrigante për t’u përjetuar pa pasur frikë nga ana e “Colchoneros”, të mësuar të luajnë ndeshje me peshë specifike të madhe. Asnjë frikë nga Atletico, kundrejt kampionëve të Italisë. Spanjollët duan të përfitojnë nga faktori fushë, duke shfrytëzuar stimulin e një finale të mundshme për t’u luajtur në Uanda Metropolitano.

morata.chelsea.2017.181.356x237
“Kemi lojtarë, të cilët kanë marrë pjesë në finale të Champions League, Europa League dhe Kupën e Botës. Jemi të mësuar me përballimin e ndeshjeve të rëndësishme. Mendoj se pikërisht në këto momente, arrijmë të japim më të mirën tonë. Kemi disa fytyra të reja që kanë ardhur rishtaz në skuadër, por baza është gjithmonë e njëjta. Kjo do të na ndihmojë të shkojmë larg”, është shprehur Grizman. Ai ka realizuar 4 gola në 6 aktivizime të deritanishme në Champions League dhe do të udhëheqë sulmuesin e “Colchoneros”. Me shumë mundësi, në krah të tij do të jetë Alvaro Morata, që do të sfidojë Juventusin si “ish”. Edhe spanjolli ka folur për këtë takim, duke thënë: “Përballë do të jenë dy skuadra të mëdha, që mund të ishin shumë mirë edhe në finale. Shoh një lojë tepër të luftuar, nga momenti që kundër njëri-tjetrit luajnë lojtarë të mëdhenj. Por ne jemi Atletico dhe duam të fitojmë cdo ndeshje”.