Griezmann, kurorëzim nga Ramos si ‘mbret’ i ri

Sport

grizman

Antoine Griezmann vitet e fundit është shëndërruar në një nga futbollistët më të kërkuar nga gjigantët e Europës. Madje, francezi ishte shumë pranë kalimit te Barcelona por ishte zgjedhja e tij që të anullonte gjithçka dhe të vijonte me Atletico Madridin ku mesa duket po fiton shumë me këtë klub. Një muaj pasi ngriti trofeun e Kupës së Botës me Francën, Antoine Griezmann ngriti edhe Superkupën e Spanjës me klubi e Atleticos.  Griezmann ka thënë që fitorja e tij me Atletico Madrid në Superkupën e Evropës e arsyeton vendimin e tij për të mbetur te ky klub.

ramos1

“Qëndrova pasi që ishte një projekt i madh. Kam besim në këtë klub dhe te Simeone. E vërtetova që s’e pata gabim”, është shprehur Griezmann në intervistën pas ndeshjes. Francezi nuk ka lënë pa e shijuar në maksimum triumfin e radhës, përmes postimit të një pikture, ku Sergio Ramos i vendos kurorën në një fron mbretëror. Duke nënkuptuar mbretërimin e ri të Madridit e ndoshta edhe të Evropës. Përveç suksesit të radhës të arritur nga Grizman ngjan se ky është edhe një sinjal, sa i takon fitimit të “Topit të Artë”, për të cilin kampioni i botës është tashmë favoriti kryesor. Një tjetër lojtar i Atleticos që spikati në finalen e së mërkurës ishte Diego Costa. Ai shënoi dy gola, njërin prej të cilëve që në fillim të takimit. Super-realizimi që në minutën e parë, sipas të dhënave të “Opta”, regjistroi edhe goli më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një finale të Superkupës se Europës.