GRUPI F, SUPER-MILAN RIKTHEHET NË GARË PËR 1/8-at

Sport

Milani është kthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh në Champions League, për t’u kthyer fuqishëm në garë për kalim në fazën nokaut të Champions League. E gjithashtu kuqezinjtë gjetën edhe rrugën e rrjetës, që i mungonte prej 500 minutash në arenën mw prestigjoze tw futbollit evropian. Ishte Leao që theu “akullin” me golin e barazimit në të 12-tën minutë, që erdhi pas avantazhit fillestar qw ishte fiksuar nga Skriniar për Paris SG në minutën e 9-tw. Olivier Giroud më pas shënoi golin e fitores në minuntën e 51-të, duke finalizuar një paraqitje mjaft pozitive të Milanit, ndaj parizienëve ku Mbappe nuk arriti dot të dalë në lojën e tij e as madje të shënojë dot. Ndeshja ishte e bukur, me raste të mira, ndërsa Milani dëshmoi se po e kalon krizën e pwrjetuar gjatw periudhws sw fundit.

Ndërkaq, Borussia Dortmundi fiksoifitoren e dytë rresht në grupin e Ligës së Kampionëve dhe mbetet një nga skuadrat kryesore kandidate për të kaluar më tej. Të besuarit e Edin Terzic mposhti sonte për herë të dytë Neëcastle Unitedin. Ndeshja e zhvilluar në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 2:0. Niclas Fullkrug (26’) dhe Julian Brandt (79’) shënuan golat e fitores për verdhezinjtë.

Në Grupin F, tashmë Dortmundi udhëheq me shtatë pikë, ndërsa Parisi ka gjashtë. Kuqezinjtë e Milanit janë ngjitur të tretët me pesë pikë, kurse në fund qendron Neëcastle me 4. Në këtë grup “të vdekjes” tani gjërat janë bërë edhe më të komplikuara teksa diskutimet e kualifikimit mbeten shumë të hapur, ndërsa vendimtare do të jenë dy sfidat e ardhshme.