“Ka për të qenë një përballje shumë e vështirë për ne”; Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig

Sport

“Jemi në një formë të mirë dhe kemi fituar ndeshje e fundit që kemi luajtur. Nëse Liverpool-i është në një mbrëmje të mirë, atëherë ata mbeten favoritë, por unë mendoj se i kemi të gjitha shanset për të qëndruar në të njëjtin nivel me skuadrat më të mira të Europës. Liverpool-i ka një skuadër të mbushur me lojtarë të klasit botëror dhe pavarësisht rezultateve të fundit në kampionat, ata mbeten një nga ekipet me të cilat askush nuk do të përballet. Kanë një trajner që pavarësisht problemeve të shumta që ka hasur me mungesat në këtë sezon, gjithmonë ka ditur të gjejë një zgjidhje. Për më tepër, të gjithë ata që luajnë për të japin më të mirën nga vetja. Ka për të qenë një përballje shumë e vështirë për ne, por njëkohësisht edhe një test i rëndësishëm, pasi sfidojmë një kundërshtar që është ndryshe nga ata që kemi hasur deri më tani.”