“Mendoj se mund të marrim më të mirën nga kjo ndeshje.”; Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool

Sport

“Duhet të vazhdojmë të luajmë sipas mënyrës sonë. Nga ana tjetër, duhet të shmangim gabimet individuale. Mendoj se këto gabime na kanë ndëshkuar shumë në takimet e fundit. Një nga gjërat më të rëndësishme në fushë është komunikimi i lojtarëve më njëri-tjetrin. Duhet t’i lexojmë më shpejt veprimet e kundërshtarit, por edhe të shokëve të skuadrës, pasi kështu do të bësh edhe lëvizjen e duhur. Kam besim tek lojtarët e mi. Është e rëndësishme që të mësojmë nga gabimet që kemi bërë dhe të shpalosim në fushë mënyrën tonë të të luajturit futboll. Përballë kemi një skuadër shumë të shpejtë, që luan hapur dhe ushtron presing të lartë. Leipzig është një nga ato skuadra ndaj të cilave duhet të tregosh kujdes të veçantë. Sezonin e kaluar bënë një punë të shkëlqyer dhe trajneri i tyre ka gjetur modulin e duhur. Do të jetë një përballje e vështirë, ku mendoj se do të ndikoj edhe aspekti fizik. Nëse tregohemi të kujdesshëm me veprimet që bëjmë, atëherë mendoj se mund të marrim më të mirën nga kjo ndeshje.”