“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë.”; Jordi Alba, mbrojtës i Barcelonës

Sport

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, një sfidë e ashpër që do të vendoset nga detajet e vogla. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer, por edhe ne kemi shumë cilësi. Nuk mendoj se duhet të merremi me ndeshjet e së kaluarës. Kjo është një përballje që i sheh skuadrat shumë ndryshe nga hera e fundit që u ndeshëm. Ne jemi përgatitur prej kohësh për këtë sfidë dhe mendoj se jemi gati për të dhënë më të mirën.”