Marko Grujiç, mesfushori i Portos:

Sport

“Interi ka një skuadër të kompletuar në të gjitha repartet, me lojtarë mjaft të mirë. Ata po kalojnë një moment pozitiv, ndërsa luajnë me të njëjtin sistem loje prej një kohe të gjatë. Sidoqoftë, e dimë rëndësinë e kësaj sfide dhe për këtë arsye kemi përgatitur gjithçka në detaje. Kemi besim dhe po ashtu kemi të gjithë të drejtën të ëndërrojmë.

Sigurisht që vështirësia do jetë e shkallës më të lartë, por eksperienca në të tilla nivele nuk na mungon. Kështu që nuk ndihemi inferior. Përkundrazi, sonte kemi ardhur këtu për të marrë një rezultat pozitiv. Kualifikimi nuk vendoset këtë mbrëmje, mirëpo një rezultat I mirë këtu, do të na e bënte më të lehtë punën për sfidën e kthimit në stadiumin tonë.”