Juventus afron Rabiot dhe Pellegrini, Spinazzola transferohet tek…

Sport

Me qëllim arritjen tek trofeu i ‘UEFA Champions League’, Juventus vijon të punojnë intensivisht për të përforcuar skuadrën në këtë merkato verore. Bardhezintjë kanë konfirmuar afrimin e Adrien Rabiot, që vjen me parametra zero nga PSG dhe që do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë, nga e cila mesfushori francez do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon. Rabiot bëhet goditja e dytë me parametra zero e Juventus në këtë merkato, pas Aaron Ramsey që zyrtarizoi kalimin e tij nga Arsenali kohë më parë. Megjithatë, kampionët e Italisë kanë vijuar përforcimin edhe me lojtarë vendas. Luca Pellegrini është zyrtarizuar si lojtari i ri i Juventus nga ana e vetë klubit, që do të paguajë 22 milionë euro në arkat e Romës.

 

Nga ana tjetër kryeqytetasit do të marrin nga bardhezintjë një tjetër mbrojtës të majtë. Leonardo Spinazzola do të bëhet pjesë e Romës për 29.5 milionë euro. Ndërsa vlen të theksohet fakti se të dy klubet kanë arritur një marrëveshje për t’i paguar shumat e këtyre operacioneve me këste të ndryshme përgjatë 3 viteve. Spinazzola nuk ia doli të gjente hapësira prej titullari tek Juventus, ku vuajti gjatë sezonit që lamë pas konkurencën e Alex Sandros. Ndërsa për Pellegrinin pritshmëritë janë të mëdha, por 20-vjeçari u pengua gjatë këtij viti nga dëmtimet e shpeshta, teksa në muajt e fundit u aktivizua si lojtar i huazuar tek skuadra e Cagliarit.