“Duhet të japim maksimumin tonë.”; Leandro Paredes, mesfushor i Paris SG

Sport

“Mendoj se është e kuptueshme se sa rëndësi ka kjo ndeshje, si për ne, edhe për kundërshtarin. Prej kohësh, trajneri ynë dhe të gjithë lojtarët mendojnë vetëm për këtë sfidë. Barcelona ka shumë lojtarë të shkëlqyer, por Lionel Messi kërkon vëmendje të veçantë. Duhet të japim maksimumin tonë dhe është e nevojshme që të gjithë të kontribojmë në fazën mbrojtëse, në mënyrë që të jemi solidë. Njësoj si Barcelona, edhe ne jemi një skuadër e madhe, prandaj është një ndeshje shumë e vështirë.”