Guardiola, jemi 10 vite prapa Manchester Unitedit

Sport

guardiola

“Jemi 10 vite prapa Manchester Unitedit, s’e kemi ende historinë e fanellës së tyre” – kështu është shprehur së fundmi trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola. Që pas vitit 2010-të, City ka fituar trofe të ndryshëm, duke përfshirë këtu, dy kampionate dhe dy Kupa të Ligës, por sipas Guardiolës klubi mbetet larg synimit kryesor. Sipas spanjollit, bluve i duhet që të jenë i pranishëm edhe më shumë në arenën ndërkombëtare për të paktën 10-vjecarin e ardhshëm, në mënyrë që ta ngushtojnë diferencën me rivalët e tyre, ku sipas tij në këtë pikë s’është vetëm United.

“Ne s’e kemi historinë e fanellës që kanë skuadra si Barcelona, Juventus, Bayern apo dhe Manchester United. S’kemi as historinë e fanellës së tyre dhe as trofetë që kanë ata” – ka thënë Guardiola. “Por për mua cështja kryesore s’ka të bëjë me suksesin në një apo dy trofe, por me prezencën permanente në Evropë për të paktën dhjetë vitet e ardhshme, më besoni vetëm kështu skuadra do mund të ngrihet edhe më shumë duke iu afruar emrave të mëdhenj të futbollit” – shtoi spanjolli. Guardiola iu bashkua City-it pas përvojës 3-vjecare me Bayernin e Munich-ut, skuadër me të cilën dështoi të fitonte trofendërkombëtar. Gjithsesi suksesi me Barcelonën vazhdon të jetë një gur peshe për CV-në e tij dhe pikërisht për të përsëritur të njëjtin sukses, drejtuesit e City-it bënë cmos që ai të ishte në Etihad.