Lorenzo flet për diferencat me Marquez, Ducati duhet të bëjë të pamundurën

Sport

Lorenzo

Fitorja e Ducatit në garën e Brnos ka rritur optimizmin tek marka italiane, por Jorge Lorenzo nuk shfaqet dhe aq entuziast. Bëhet fjalë për diferencat në luftën për titull mes dy pilotëve të Ducatit dhe kampionit të botës në fuqi, Marc Marquez.
Lorenzo thotë se që këto diferenca të zerohen, duhet që Ducati të realizojë të pamundurën. “Për momentin është shumë e vështirë. Motorët tanë japë pak a shumë të njëjtë në performanca, por që të realizojmë të pamundurën duhet që të kemi një diferencë prej të paktën 2 apo 3 të dhjetash për garë ndaj Marquez. ‘MotoGP’ ka të papritura sigurisht, por Marc nuk është nga ata që rrëzohet dhe është e vështirë që ne të fitojmë 5 apo 6 gara radhazi.”
Për momentin, diferenca mes Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo është 76 pikë, ndërsa me pilotin tjetër të Ducatit, Andrea Dovizioso 68 pikë. Kur kanë mbetur edhe 9 gara nga fundi i sezonit të “MotoGP”, më e mundshmë për Ducatin është triumfi në luftën për konstruktorë, pasi diferencat mes italianëve dhe Hondas së Marc Marquez është vetëm 33 pikë.