Hamilton ka në shënjestër rekordin e Schumacher!

Sport

hamiltttof
Lewis Hamilton është konfirmuar prej kohësh si kampion bote në ‘Formula 1’, por kjo nuk e ndalon britanikun të vazhdojë të fitojë. Edhe në garën e fundit të sezonit, piloti i Mercedes ka dominuar ndaj rivalëve të tij, duke e mbyllur i pari garën e Abu Dhabit. Sebastian Vettel dhe Max Verstappen dhuruan një performancë të mirë në këtë garë duke plotësuar podiumin, por gjithësesi si piloti i Ferrarit, edhe ai i Red Bull e kishin shumë të vështirë të rivaliozonin Mercedesin e Hamilton. Vetëm vendi i pestë për Valtteri Bottas, që humbi shumë në xhirot e fundit, kur u parakalua edhe nga Daniel Riccardo, që zhvilloi garën e fundit me skuderinë Red Bull.

Michael Schumacher news health doctor Mark Obermann 899540

Zhgënjeu Kimi Raikkonen, që nuk e festoi si duhet largimin e tij nga Ferrari, pasi njëvendëshja e finlandezit humbi fuqinë, duke e nxjerrë veteranin jashtë gare. Pas këtij triumfi, synimi i Lewis Hamilton është mëse i qartë. Britaniku do të synojë të thyejë rekordin e fitoreve të legjendës Michael Schumacher. Me fitoren në cirkuitin e Yas Marinas, Hamilton llogarit 73 fitore në karrierën e tij në ‘Formula 1’, ndërsa Schumacher mban vendin e parë në këtë statistikë me 93 triumfe. Duke parë performancat e viteve të fundit të Hamilton dhe Mercedes, shumë njerëz në bokset e ‘Formula 1’ besojnë se arritja e një rekordi të tillë është mëse i mundur nga ana e kampionit të botës.