HYSAJ EDHE MUND TE LARGOHET NGA SERIA A

Sport

Hapja e merkatos së janarit ka kthyer edhe zërat për një largim të Elseid Hysaj nga Lazio. Janë mediat italiane që kanë ushqyer një opsion të tillë, pasi kanë përcjellë lajme se shkodrani është në prag të mbylljes së bashkëpunimit me klubin bardhekaltër, ku është shndërruar në një lojtar stoli. Në fakt, këtë sezon në Seria A, mbrojtësi shkodran ka nisur vetëm tre ndeshje si titullar, pikërisht ndaj Cremoneses, Monzës e Sassuolos dhe për këtë motiv mendohet se e ardhmja e tij është larg stadiumit “Olimpico”. Mediat italiane shkruajnë se 28-vjeçari ka disa oferta prej klubeve nga jashtë Italisë, edhe pse për momentin nuk ka dalë në dritë ndonjë emër konkret.

Për më tepër, edhe vetë Lazio duket se është e gatshme që të vijojë sezonin pa pasur Hysajn në planet e veta, por mbi të gjitha me qëllim që të arkëtojë para për të investuar në merkaton verore. Zv./kapiteni i Kombetares shqiptare ka shumë ndeshje që luan si zëvendësues te Lazio, ndonpse në ndeshjen e fundit ku luajti si titullar ndaj Sasuolos në kampionat bëri një paraqitje teper pozitive. Mirëpo, ngaqë s’shihet si titullar i zakonshëm, mund ta shtyjë edhe më shumë drejt dëshirës për të nisur pse jo, një aventurë të re në një ekip të dorës së dytë sic mund të jenë Monza apo Cremonese, që si objektiv kanë të shmangin rënien nga Serie A. Sidoqoftë mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë me shkodranin, gjatë këtyre ditëve të merkatos.