Hysaj, vështirësi për rinovimin e mbrojtësit me Napolin

Sport

hysajna
Shumë është folur mbi rinovimin e Elseid Hysajt me Napolin deri në vitin 2021. Mirëpo sipas të dhënave të fundit, negociatat mes palëve kanë pasur probleme, përderisa ka mospërputhje mes propozimit të klubit dhe kërkesës së vetë lojtarit. Për më tepër, gjatë javëve të fundit, drejt mbrojtësit shqiptar është shtuar konkurrenca, për të siguruar shërbimet e tij. Një shtysë e mundshme për largimin e Hysajt mund të vijë edhe nga fakti që trajneri Ancelotti nuk e preferon sidomos në ndeshjet e Champions League. Të martën ndaj PSG, anësori u aktivizua vetëm disa minuta në fund, ndërkohë që në Francë nuk ishte preferuar fare, përderisa tekniku Italian ka krijuar më tepër besim tek Maksimovic në krahun e djathtë. Situata është jo fort pozitive, megjithëse agjenti i tij, Mario Xhiufredi ka dashur të qetësojë gjërat: “Kur hyri në fushë në ndeshjen e Champions, Elseidi ishte shumë i vendosur. Kjo vendosmëri mund t’i shërbejë për të rritur nivelin e rendimentit. Ai e mirëpret edhe konkurrencën me Malkuit dhe të tjerët. Nuk ka dyshime që është ndër anësorët më të fortë të Evropës. Patjetër që konkurrenca do t’i japë mundësi të ngrejë nivelin e tij. Kështu, ai vetëm mund të përmirësohet akoma më tepër”, kanë qenë fjalët e menaxherit. Sidoqoftë, rrezikohet që bisedimet e rinovimit vërtet të dështojnë, duke ditur edhe se klubi napoletan ka nisur të kërkojë zëvendësues të mundshëm, mes të cilëve përmendet Andre Almeida i Benficës.