I penalizuar nga dëmtimi, një tjetër lojtar do mungojë në Kupën e Botës

Sport

Sadio Mane nuk ia del dot. Sulmuesi nuk do jetë në Botërorin e Katarit me Senegalin. Ndonëse u grumbullua me përfaqësuesen e tij, dëmtimi i pësuar në gju me Bayernin në ndeshjen ndaj Ëerder Bremen, ka rezultuar më I rëndë nga ajo që pritej. Si pasojë, Mane nuk do të ketë mundësi të luajë.

Testet e fundit mjekësore treguan se ish-ylli I Liverpool është I penalizuar si pasojë e këtij lëndimi, dhe ka nevojë për disa javë pushim në mënyrë që të rikuperohet plotësisht. Si pasojë, senegalezi do rikthehet në fushën e lojës vetëm në vitin 2023.

Përgjatë vitit të fundit, Mane është kthyer në element thelbësor për Senegalin, duke shënuar golin e fitores në finalen e Kupës së Afrikës. Po ashtu, Mane realizoi edhe golin e fitores në play-off, që dërgoi përfaqësuesen e tij në Botëror. Në të dyja rastet, golat u shënuan ndaj Egjiptit.

Në kushte si këto, Mane ka lënë pas një hendek të madh në skuadrën e tij. Mosprezenca në formacionin e kampionëve të Afrikës në këtë Kupë Bote, pritet t’I kushtojë shumë Senegalit, të drejtuar nga Aliou Cissè.

Senegali është pjesë e Grupit A në Kupën e Botës. Ndeshjen e tyre të parë, ata do e luajnë përballë Hollandës në ditën e hënë. Më pas, vetëm 4 ditë më vonë, kampionët afrikanë do përballen me Ekuadorin, ndërsa në 29 Nëntor, do kenë kundërshtar organizatorët e Katarit.