Ibrahimoviç drejt Manchesterit?

Sport

ibraa.jpeg

Zlatan Ibrahimovic e ka ëndërruar gjithmonë Premier-League-ën dhe duket se Manchester United, është e gatshme të bëjë çmendurira vetëm e vetëm që ta veshë me fanellën e saj. Sikurse raporton Daily Star, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i ofrojnë 34-vjecarit Zlatan një pagë prej 250 mijë paundësh në javë dhe një kontratë që kap vlerën e përfitimeve në plot 24 milionë. Çmenduria e raportuar nga Daily Star thuhet se e ka një shkak, United kërkon t’u paraprijë përpjekjeve të Arsenalit dhe Chelsea-it, që gjithashtu thuhet se janë interesuar për shërbimet e Ibrahimovicit. Sipas këtij raportimi “Djajtë e Kuq” e kanë kthyer në objektivin kryesor shtatlartin suedez të PSG-ës, i cili në qershor duket se do të largohet përfundimisht nga Franca, si lojtar i lirë. Vetë Ibrahimovic tha pak javë më parë se do të qëndronte në Paris vetëm nëse do zëvendësonin kullën Eiffel me një statujë të tijën. Këtë batutë ai e tha pasi e deklaroi hapur se nuk do të jetë në radhët e PSG-ës sezonin e ardhshëm. Me spekulimet që vazhdojnë ta rrethojnë si gjithmonë, Ibrahimovic nuk do ishte surprizë të shihej në Old Trafford, aty ku këto vite janë shpenzuar miliona pa-fund për emra të mëdhenj, që vazhdojnë t’i mungojnë skuadrës.