Xabi Alonso mund të bëhet asistent tek gjiganti i Premier League

Sport

Xabi Alonso mund të jetë asistenti i ardhshëm i Pep Guardiolës tek Manchester City. Pasi i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, Alonso u bë trajner i të rinjve tek skuadra e Real Madrid. Më pas, duke filluar që nga vera e shkuar, ish-mesfushori është nën drejtimin e Real Sociedad B, aty nga ku ka u bë I njohur edhe si futbollist. Gjatë kësaj kohe, Alonso ka arritur rezultate mjaft të mira me ekipin që drejton dhe kjo ka bërë që tashmë prozhektorët të kthehen nga ai. Një fakt që e përforcon më shumë këtë lëvizje të tij në pankinën e Manchester Cityt, është marrëdhënia shumë e mirë që ka me trajnerin Guardiola. Së bashku kanë punuar në kohën kur të dy ishin pjesë e Bayrn Munich disa sezone më parë.

Alonso gjithmonë ka folur me superlativa për Pep dhe metodat e tij të punës. Mediat në Angli raportojnë se kjo është një mundësi shumë e mirë për 38 vjeçarin për të mësuar më tepër rreth profesionit të trajnerit, duke bërë kështu hapa më tej në karrierë. Nëse diçka e tillë bëhet zyrtare, atëherë Xabi do të jetë “nxënësi” i dytë i Guardiolës brenda pak kohësh. Kujtojmë që asistenti i tij si City ishte Mikel Arteta, me këtë të fundit që tashmë prej muajsh ka marrë drejtimin e Arsenalit, aty ku ka kaluar edhe disa vite të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist.