Infantino: Ishte Botërori më i mirëorganizuar

Sport

infantino wc
Rusi 2018-të është botërori më i mirë-organizuar i të gjitha kohërave. Kështu të paktën e thotë FIFA. Presidenti i saj, Gianni Infantino, duke përmendur shifra dhe fakte, është treguar aspak i rezervuar në këtë drejtim duke vlerësuar tejmase infrastrukturën, hotelerinë, aeroportet, transportin dhe sigurinë në nivele më se të kënaqshme. Edhe pse ky botëror nisi me mungesat e disa prej përfaqësueseve të mëdha si Holanda apo Italia, në stadiume gjatë këtij muaji, FIFA regjistroi vetëm 2% të stolave të tyre bosh, gjë që s’ishte parë prej 24 vitesh. Mbi 1 milionë tifozë u tha se u zhvendosën për në Federatën Ruse gjatë këtij eventi dhe problemet ishin minimale. Duhet thënë se përpara se Kupa e Botës të startonte, pandehej më e keqja.

gianni fifa

Për sulme terroriste, sulme racore, homofobike apo dhe për përplasje tifozerish, ku ato të Rusisë, me tifozët anglezë kishin precedencë Francë-2016-ën. Por këta nuk u takuan kurrë, kjo edhe prej faktit se Rusia u eliminua në cerek-finale, ndërsa autoritetet kishin ndëfutur ID-in e tifozit, duke e bërë të pamundur shmangien nga përgjegjësitë për cilindo që do të donte të abuzonte. Kështu, nuk pati incidente apo probleme shqetësuese. Infantino e përgëzoi për këtë shtetin rus. Ai më tej ka bërë publike fakte të tjera. Në kanalet dixhitale të FIFA’s, përmbajtja e këtij muaji u pa më shumë se 11 miliardë herë. Mbi 7 milionë njerëz morën pjesë në festat e tifozëve, ndërsa sistemi VAR i propozuar këtë vit, bëri që së paku 16 vendime të korrigjoheshin. Për Infantinon ky ishte organizimi më i mirë i të gjitha kohërave.