Inzaghi: Klubi e skuadra janë me mua

Sport

Disfata e Interit në Udine ngriti shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e trajnerit Simone Inzaghi. Humbja e 3-te rradhazi në transfertë në kampionat ku ekipi ka pësuar plot 9 gola ka bërë që të “trazohen ujërat” tek zikaltërit, gjithsesi për momentin tekniku ashtu si ai vetë ka pranuar në një intervistë për mediat italiane, ka besimin e drejtuesve dhe te futbollisteve.

“ Drejtuesit dhe skuadra janë me mua. Ndjej besimin e ambjentit. Nuk është e vërtetë që ka një krisje brënda grupit, skuadra është shumë e lidhur. Të gjithë jemi në një krah dhe duam më të mirën. Lojtarët ndjekin cdo udhëzim që i jap. Nëse kjo nuk do ndodhte nuk do e kisha problem të ndërmerrja edhe msa ekstreme” – është shprehur trajneri i Interit i cili për momentin duket se ka edhe besimin e presidentit Zhang por edhe të grupimit të tifozëve ultras që më shumë kanë fajësuar lojtarët se sa teknikun 46 vjecar.

Disa nga arsyet që lidhen me krizën e ekipit kanë të bëjnë me individë të caktuar, si psh forma jo e mirë e Skriniar, luhatjet e Brozovic, dëmtimi i Lukakut apo edhe largimi i Perisic, gjithsesi trajneri kërkon të kthejë faqe që në takimin e rradhës që zikaltërit do të zhvillojnë më 1 tetor kundë Romës në “San Siro”. Një ndeshje e cila duhet të shërbejë si një pikë kthese sepse në të kundërt sezoni i Interit do të kompromentohej që në fillim.