ISIS kërcënon Messin dhe Neymarin, botërori vihet në shënjestër të atentateve terroriste

Sport

isnismessi
Lionel Messi dhe Neymar janë vënë së fundmi në qendër të kërcënimeve të grupit terrorist të njohur si Shteti Islamik. Shtypi spanjoll dhe ai francez kanë raportuar se terroristët kanë nisur një fushatë për të ngjallur frikë në Kupën e Botës Rusi 2018-të. Javën e kaluar, Federata Argjentinase e Futbollit kërkoi menjëherë një takim me Ambasadorin rus në Buenos Aires pasi një poster ku shfaqej Messi i gjakosur dhe nën të një parrullë ekstremiste u bë virale. Federata nuk e saktësoi konkretisht objektin e bisedimeve, por tha se ishte folur për sigurinë e futbollistëve në organizimin e vitit të ardhshëm. Në muajin prill, Rusia vuajti një sulm terrorist ku mbetën të vrarë 14 persona. Ky sulm u mor përsipër nga ISIS. Botërori i vitit të ardhshëm do të luhet prej datës 14 qershor e deri më 15 korrik. Rusia ka në plan që ta shtri organizimin në 11 qytete. FIFA nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar në lidhje me kërcënimet, ndërsa së fundmi edhe Neymar është bërë objekt i tyre. Braziliani shfaqet i gjunjëzuar dhe në lot në një foto-montazh ku i shtrirë në anë është edhe Messi. Kjo foto shoqërohet me shkrimin: “S’do gëzoni siguri deri sa siguri të kemi ne muslimanët në vendet tona”.