Itali, Juventusi interesohet për portierin Perin, hamendësohet shkëmbimi me Sturaron

Sport

mattia perin
As dhe një javë nga largimi i Gianluigi Buffon dhe menjëherë nisin lëvizje konkrete nga Juventusi për të gjetur përforëcimin e duhur në portë. Shtypi italian raportoi të mërkurën se Mattia Perin është përfundimisht objektivi i bardhezinjëve. Drejtori Sportiv i Genoas ka folur për këtë çështje duke deklaruar se tashmë lojtari i ka dhënë dritën jeshile një transferimi të mundshëm në Torino dhe se nga ana e tyre klubi po shqyrton të gjitha mundësitë.

sturaro

“Ka baza për të nisur një diskutim” – citohej Drejtori Sportiv Giorgio Perinetti nga shtypi italian. Pikërisht zyrtari i lartë i Genoas ka lëshuar vend për spekulime duke thënë nga ana e tyre u intereson mesfushori i Juventusit, Stefano Sturaro. Kështu menjëherë shtypi ka nxituar të hamendësojë një shkëmbim të mundshëm lojtarësh. 25-vjecari juventin vlerësohet rreth 10 milionë euro në merkato, ndërsa Perin rreth 15 milionë. Ajo që e nxit një marrëveshje mes klubeve është fakti se të dy lojtarët janë në përfundim të kontratave. Viti i ardhshëm do jetë i fundit për ta, nëse marrëveshjet që kanë aktualisht nuk ripërtërihen. Kështu Perin, pas plot lëndimesh serioze të vuajtura në dy sezonet e kaluara, mund të ketë përpara shansin më të mirë në karrierë, të kalojë në një klub të madh dhe të provojë të vërtetojë se të gjitha lëvdatat për talentin e tij, kanë qenë me vend.