Ja rezultatet e shortit «play-off» në Champions League

Sport

ucldraw
Janë përcaktuar përballjet e fazës “play-off”, që të lejojnë pjesëmarrjen në Champions League. Në Nyon të Zvicrës, skuadra si Benfica, PSV Eindhoven apo Celtic, mësuan fatin e tyre në raundet pasaradhëse.
Kampionët e Holandës do të përballen me fituesin e ndeshjes Qarabag-BATE Borisov, ndërsa kampionët zviceriane, Young Boys, do të ndeshen me njërën mes Astana dhe Dinamo Zagreb. Celtic përballet me AEK e Athinës dhe nëse kalojnë grekët, keltët do të sfidojnë fituesin e sfidës Malmo-Vidi. Fituesi i çiftit Crvena Zvezda-Spartak Trnava do të ndeshet me fituesin e çiftit tjetër, Salzburg-Shkëndija. Në rast se serbët mposhtin kampionët sllovakë, dhe Shkëndija kalon austraikët, atëherë mund të rezervohet një përballje e tensionuar mes skuadrës shqiptare, kampione të Maqedonisë, dhe më të mirëve të kampionatit serb.
Short i vështirë për Benficën, që nëse kalon turqit e Fenerbahçe, do të përballet me fituesin e ndeshjes PAOK-Spartaku Moskës. Një derbi i Vendeve të Ulëta është sfida mes Standard Liege dhe Ajax, fituesi i së cilës në raundin tjetër do të përballet me njërën mes Slavia Praha dhe Dynamo Kiev.
Ndeshjet e raundit të tretë kualifikues do të luhen në datë 7-8 Gusht, ndërs të kthimit një javë më pas. Kurse ndeshjet e para të fazës “play-off” do të zhvillohen në datat 21-22 Gusht dhe ato të kthimit më 28-29.