Ja si shprehen trajnerët e Ajax dhe Apoel për duelin e sotëm

Sport

Erik ten Hag (trajner i Ajax)

Edhe këtë sezon kemi ambicje të mëdha. Pikësëpari duam të bëjmë pjesë në skenën e rëndësishme të Champions League-s. Nuk kam pasur ndjesi të këqija këtë javë, se gjërat mund të mos shkojnë si duhet. Sigurisht që 0-0 është një rezultat i rrezikshëm në prespektivën e një përballjeje vajtje-ardhje. Por është gjithashtu një rezultat i mirë, i arritur në transfertë. E kemi gjithcka në dorën tonë dhe tani duhet të mbyllim llogaritë në fushën tonë. Kemi besim në vetvete dhe e dimë se për çfarë luajmë. Do të japim gjithcka që kemi mundësi. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që kanë hasur gjithmonë skuadrat holandeze në fazën e “play-off”-it të Champions League-s. Megjithatë, ne besojmë shumë se në përfundim, objektivi që kemi vendosur vetes do të jetë i realizuar me sukses”.

Thomas Doll (trajner i Apoel)

“Sigurisht që nuk jemi skuadra favorite. Sidomos duke pasur parasysh që do të kemi përballë një kundërshtar, që edicionin e kalur mbërriti deri në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Gjithsesi, gjithcka nis nga zero me zero. Prandaj, çdo gjë është ende e hapur. Do të jetë vetëm një ndeshje, që ne duhet ta luajmë si finale. Dhe thjesht kemi detyrën për të besuatr se mund ta fitojmë këtë finale.  Edhe pse e dimë që atmosfera në stadium mund të jetë elektrizuese. Ne patëm mundësinë të përballojmë me sukses një sfidë të vështirë edhe ndaj Qarabagut, duke arritur të kthejmë në favorin tonë një rezultat që na shihte humbës në takimin e parë. Tashmë jemi sërish në një situatë, ku duhet të japim përsëri më të mirën tonë. Të gjithë jemi gati. Veçanërisht për mua është dicka madhështore që kam mundësinë të udhëheq skuadrën time drejt fazës së grupeve të Champions League”.