Ja si shprehen trajneri dhe sulmuesi i Napolit për duelin e sotëm

Sport

Carlo Ancelotti (Trajneri i Napolit)
Është fillimi i një aventure të cilin ne e prisnim me padurim dhe sigurisht që dëshirojmë të kalojmë në raundin tjetër. Luajmë kundër skuadrës më të mirë në Europë, të cilët nuk kanë lëshuar asnjë pikë në kampionat deri më tani. Nuk duhet ta ndryshojmë mënyrën e të luajturit, pavarësisht lojtarëve që zbresin në fushë. Duhet të marrësh parasysh vlerat dhe pikat e forta të kundërshtarit që ke përballë dhe mbrojtja është mjaft e rëndësishme, por nëse do që të fitosh ndeshje, duhet të imponosh lojën tënde në sulm. Duhet të luajmë me forcën e plotë të lojtarëve tanë. Liverpool-i është përmirësuar akoma më shumë, sepse të fitosh ‘Champions League’-ën të jep besim të madh. Por edhe Napoli është rritur shumë. Madje edhe kemi afruar disa lojtarë me mjaft cilësi që mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Ka për të qenë një ndeshje e madhe, e fortë e luftuar dhe më shumë intensitet.

Fernando Llorente (Sulmues i Napolit)
Na nevojitet një start perfekt. ‘Të kuqtë’ janë vërtet shumë të fortë dhe i njoh mirë nga koha që isha në ‘Premier League’. Rezultatet e Liverpool-it flasin vetë për ta. Jam ende pak i zemëruar për atë finale të humbur ndaj tyre vitin e shkuar dhe shpresoj shumë që këtë herë të shënoj. Napoli mund të ketë një impakt të madh në ‘Champions League’ në këtë sezon. Vjet, tek Tottenham, nuk ishim cilësuar asnjëherë si favoritë, por bëmë mirë dhe arritëm finalen. Këtu kemi një skuadër të re që është plotësisht e motivuar. Kemi kualitetet e duhura për të kërkuar gjëra të mëdha. Mund të përballemi me këdo dhe të shënojmë kundër çdo skuadre. Shpresoj shumë që të bëjmë nisjen e duhur.