Ja si shprehen trajneri dhe mesfushori i Zenit për duelin e sotëm

Sport

Sergei Semak (Trajneri i Zenit)

Lyon-i është një skuadër e re dhe në krahasim me sezonin e kaluar, kanë marrë shumë lojtarë të rinj, disa prej të cilëve për shuma të mëdha parash. Kanë disa lojtarë me eksperiencë që kanë bërë mjaft mirë në vitet e fundit dhe që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndeshje. Lyon është një skuadër e balancuar mire dhe me një potencial të madh. Ne jemi të vetëdijshëm që nuk do ta kemi të lehtë, sidomos kur mendon edhe faktin që e nisim këtë rrugëtim tonin në ‘Champions League’ larg shtëpisë sonë. Megjithatë duhet të mos biem pre e presionit të tyre, por të përpiqemi të shfrytëzojmë sa më mirë rastet tona. Mendoj se skuadra ime është e përgatitur si duhet për sfida të këtij niveli prandaj jam besimplotë se mund të marrim një rezultat të mirë.

 

Magomed Ozdoev (Mesfushor i Zenit)

Luajmë një ndeshje të vështirë, përballë një kundërshtari me shumë cilësi. Në grupin tonë është e vështirë të flasësh për favoritë, prandaj të gjitha do duken si ndeshje direkte sa i përket objektivave. Duhet të përpiqemi të luajmë në mënyrën tonë dhe të ndalim pikat e tyre më të forta. Depay është një prej atyre që mund të na hapin probleme, por edhe ne kemi lojtarët e duhur për t’a ndalur. Besoj se do të jetë një ndeshje interesante.