Flasin trajneri dhe mesfushori i Manchester City!

Sport

tr guardiola

Pep Guardiola (Trajneri i Manchester City) (Tottenham-Man.City)
Asnjëherë nuk e di nëse lojtarët janë mjaftueshëm të freskët e të qetë për të bërë një lojë të mirë. Është mendja që kontrollon këmbët, prandaj kërkoj që lojtarët e mi të jenë sa më të qetë përpara sfidave të mëdha si kjo. Unë mendoj se të gjitha skuadrat e mbetura mund të pretendojnë të arrijnë finalen. Me Tottenham njihemi shumë mirë, çfarë e bën disi më të komplikuar ndeshjen. Stadiumi i ri sigurisht që do të ndikojë tek mbështetja e tifozëve, por ajo çfarë ndodh në fushë, varet edhe nga ne. E dimë se me çfarë skuadre përballemi dhe kemi punuar shumë për të bërë nje ndeshje sa më të mirë. Nëse duam që të përmirësohemi si skuadër, atëherë duhet të kalojmë edhe prova të tilla. Gjithmonë kur luajmë ndaj tyre, përballemi me një lojë agresive. Nëse ata do të bëjnë sërish të njëjtën gjë, atëherë ne duhet të jemi edhe me agresivë. Kjo është nga ato ndeshje që mund të presësh të gjitha format e lojës, prandaj duhet të jemi të përgatitur për çdo aspekt. Skuadra jonë ka ardhur deri këtu duke qenë konstante në ndeshjet që kemi zhvilluar thuajse çdo 3-4 ditë. Tashmë është momenti për të provuar se i meritojmë vlerësimet që na kanë bërë të tjerët.

ltBaKDcn 400x400
Raheem Sterling (Mesfushor i Manchester City)
Champions League-a është një kompeticion i jashtëzakonshëm ku përfshihesh i tëri. Të luash në nivele të tilla është vërtet speciale. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të provojmë ta shijojmë momentin sa më shumë të mundemi. Jam në formë të mirë dhe kjo ndodh për shkak se luaj në një skuadër të mrekullueshme, që ka një trajner të madh. Punojmë në një mjedis të shkëlqyer dhe çdo ditë mësojmë gjëra të reja. Dëshiroj të bëhëm edhe më i mirë dhe Pep Guardiola është njeriu i duhur që të më ndihmojë për t’ja arritur këtë. Luajmë një ndeshje të madhe, në një stadium shumë të bukur. Jam i lumtur që më në fund pata rastin ta shoh. Pata dëgjuar shumë rreth këtij stadiumi, dhe mund të them që do të krijohet një atmosferë e bukur. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë sot.