Ja si shprehen trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi i Lyon për duelin e sotëm

Sport

Sylvinho (Trajneri i Lyon)
Skuadrat e grupit tonë kanë pak a shumë të njëjtin nivel dhe të gjithë synojnë të kualifikohen më tej. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi e nisim me një ndeshje mjaft të komplikuar në shtëpi. Çdo skuadër ka pikat e forta dhe ato të dobëtat. Zenit-i shënon pak. Ata mbrohen mirë dhe tranzicioni i aksionit për të dalë për para është shumë i shpejtë. Artem Dzyuba është një lojtar i madh dhe trajneri i tyre e ka zhvilluar shumë skuadrën. Lyon-i ka bërë shumë ndryshime, por kjo nuk është një arsye për të mos luftuar. I dimë shanset që kemi, prandaj pres shumë nga kjo ndeshje. Kam besim të plotë tek lojtarët e mi, pasi kanë treguar dëshirë dhe ego për të arritur gjëra të mëdha.

Jason Denayer (Mbrojtës i Lyon)
Luajmë ndaj një skuadre shumë të mirë, që shpesh dominon në kampionatin e saj. Ata kanë cilësi të shkëlqyera dhe për këtë arsye nuk mendoj se do të jetë e lehtë. Për ne, është e rëndësishme të fitojmë në shtëpi, por na ka pse të vëmë nën presion veten. Jemi të vetëdijshëm se duke bërë lojën tonë, objektivat do të jenë më të thjeshtë për t’u arritur, por duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi. Shpresoj ta nisim sa më mbarë.