PSG gati t’i përmbushë dëshirën Neymarit, për 270 milionë euro t’i marrë Coutinhon Barcelonës

Sport

coutinho
Vetëm 6 muaj pasi zhgënjeu tifozët e Liverpoolit duke kaluar te Barcelona, Phelippe Coutinho mund të ndryshojë sërish destinacion duke kaluar te PSG. Ky është lajmi që raportohet në Francë, atje ku klubi i zotëruar nga grupi i investitorëve prej Katarit kërkon ta mbajë të kënaqur yllin brazilian Neymar. 26-vjecari Phelippe Coutinho është një nga miqt e tij më të mirë dhe madje kalimi i këtij të fundit te Barcelona u shty pikërisht prej prezencës së Neymar, por që largimi i “O Ney”-it nuk e bëri dot të mundur që ata të luanin së bashku, njëjtë sikurse bëjnë për përfaqësuesen. Por nuk është problem, PSG është gati t’ia përmbushë dëshirën. E do Coutinhon në skuadër?! Ja ku janë gati 270 milionë të tjera për një tjetër lëvizje rekord.

coutinjo

Mundo Deportivo këmbëngul në Spanjë se përfaqësues të klubit francez kanë kryer tashmë bisedime me enturazhin e 26-vjecarit, në mënyrë që ta bindin atë të transferohet përfundimisht në Paris. Kështu pas muajsh spekulime se Neymar mund të kalojë te Reali i Madridit, PSG e ka gati ilacin e pakënaqësive të yllit brazilian, t’i afrojë atij mikun e ngushtë. Dyshja ka luajtur së bashku që në ekipet zinxhire të Brazil U-16. Të dy lidhen mirë në fushë pasi natyra e lojës teknike dhe aftësitë e përngjashme bëjnë që të kombinojnë bukur së bashku. Coutinho i kushtoi Barcelonës 160 milionë euro në muajin janar, dhe kjo justifikon shumën prej 270 që thuhet se po bëhet gati nga PSG. Sidoqoftë marrëdhënia mes dy klubeve përshkruhet e trazuar, kjo pas mënyrës se si u transferua Neymar sezonin që shkoi, duke prishur kontratën për plot 222 milionë euro.