Ronaldo-Juventus, Manchester United përpiqet të futet në mes

Sport

ronaldo juve
Nëse ka tifozë që e ëndërrojnë më së shumti Cristiano Ronaldon, ato nuk janë të Juventusit, por të Manchester United-it. Prej kohësh të shumta kanë qenë kërkesat e ultrasve të “Djajve të Kuq” dhe shpesh është përfolur si mundësi rikthimi i portugezit në Old Trafford. Pikërisht tani, një javë pasi Juventusi theu akullin në Madrid duke paraqitur një ofertë konkrete, gazetat në Angli kanë raportuar se United ka pyetur drejtuesit madrilen rreth mundësisë për ta angazhuar 33-vjecarin. Gazeta The Indipendent citoi burime të sigurta të sajat se “Djajve të Kuq” u është thënë se bisedimet mes madrilenëve dhe italianëve janë në avancë dhe se për këtë nuk janë shumë të favorizuar.

ronaldo

Ajo që nisi thjesht si një raportim spekulativ rezultoi si një prej tentativave më të bujshme për merkaton e kësaj vere. Juventusi i ka ofruar Ronaldos një pagë prej 30 milionë eurosh neto në sezon dhe Realit rreth 100 milionë euro. The Indipendent gjithsesi raporton se “Djajtë e Kuq” mbeten ende me besim se mund të futen në mes të kësaj ujdie dhe ta bindin Ronaldon që të zgjedhë United-in. Në Itali ndërkohë e presin brenda kësaj jave portugezin në Torino. Gazetat sportive italiane kanë këmbëngulur se për 33-vjecarin alternativa më bindëse është Juventusi. Nëse ai kalon te bardhezinjtë, përballja e parë me të do të kryhet më 5 gusht kur Los Blancos luajnë në turneun veror amerikan me kampionët e Italisë.