Francë-Belgjikë, Henry thumbohet nga Giroud për faktin se është asistent i trajnerit Martinez

Sport

oliver
Franca përballet me Belgjikën në gjysmë-finalet e botërorit dhe një legjendë e përfaqësueses, sikurse është Thierry Henry, do të jetë në anën tjetër, pra si rival, kjo pasi është angazhuar si asistent i trajnerit Roberto Martinez. Olivier Giroud ka thumbuar pikërisht legjendën e futbollit francez se përfaqësuesja e drejtuar nga Didier Deschamps do t’i tregojë atij se ka zgjedhur të jetë në anën e gabuar në këtë sfidë. “Eshtë ca e çuditshme që të kesh Henry-në kundërshtar në këtë ndeshje. Por do jem shumë krenar t’i tregoj atij se ka zgjedhur anën e gabuar” – tha Giroud, sigurisht jo me nota shumë negative se sa thjesht për ta trazuar disi atmosferën te belgët.

roberto

“Do kisha dashtur që Henry të ishte në anën tonë, të na jepte mua dhe sulmuesve të tjerë të Francës këshilla se si të realizojmë gola, por nuk jam shumë xheloz në këtë pjesë” – tha ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili zgjodhi të kalonte te Chelsea, krejt ndryshe nga Henry, që nuk e tradhtoi kurrë fanellën e topcinjve. “Ai është francez, por do jetë në stolin kundërshtar, jam i sigurt se edhe atij do t’i duket ca si e rëndë kjo situatë” – ka shtuar më tej Giroud. Belgjika vjen në gjysmë-finale pasi mundi Brazilin, një nga favoritet e këtij botërori, ndërsa Franca pasi mposhti Uruguain.

thierry