F1, Tek Red Bull janë të sigurt se Honda do surprizojë sezonin e ardhshëm

Sport

f1
Nga viti i ardhshëm, skuadra e Red Bull do të ketë në makinat e saj motorët Honda. Kjo lëvizje erdhi pas shkëputjes me markën Renault, që prej vitesh i siguronte skuderisë austriake motorë kompetitivë. Por besueshmëria mes palëve këtë sezon ra, dhe Red Bull firmosi kontratën e re me Hondan. Këshilltari i kësaj skuadre, ish-piloti Helmut Marko, ka folur së fundmi rreth këtij ndryshimi, që mund të jetë rrënjësor për fatet e Red Bull në të ardhmen e “Formula 1”. Ai shprehet se pavarësisht se ka shumë skepticizëm rreth motorëve Honda, marka japoneze do t’i surprizojë të gjithë sezonin e ardhshëm. “Kur dëgjojnë se në do të kemi motorë Honda, thonë se do dështojmë, për shkak të eksperiencave të kësaj marke me McLaren. Por unë ju siguroj që asnjë markë tjetër nuk ka mundësitë e Hondas, ndaj ju siguroj se nga viti i ardhshëm, do të shihni një Red Bull krejtësisht ndryshe.”

f11111
Sa i përket largimit nga Renault, Marko thotë se shefi i Red Bull, Christian Horner humbi besimin tek motorët e markës franceze. “Nuk po përmirësoheshim më. Me motorët Renault ka shumë gjëra të komplikuara, ndaj ne e humbëm besimin. Horner kërkon që skuadra të luftojë së bashku me Mercedes dhe Ferrari, e jo të kënaqet duke qëndruar pas tyre.”  Red Bull i testoi motorët Honda përgjatë sezonit aktual, pasi i ka vendosur tek skuadra e tyre satelite, Toro Rosso. Nga ana tjetër, McLaren, pasi largoi Hondan si furnizues të motorëve, afroi Renault, por që gjithësesi deri më tani nuk ka dhënë rezultatet që priteshin.