Flasin trajneri dhe mbrojtësi i Ajax!

Sport

 

Erik ten Hag (Trajneri i Ajax)
Kur luan kundër një skuadre nga Premier League-a, intensiteti i lojës më i madh se zakonisht. Ne do të shtyjmë sa më shumë përpara dhe të tentojmë maksimumin. Kjo është sfida jonë sot. Ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje, prandaj do të luajmë me të gjitha forcat tona. Na duhet fitorja për shumë arsye. Ai gol i shënuar jashtë fushe është shumë i rëndësishëm për ne. Do të luajmë nën një atmosferë të jashtëzakonshme, çfarë vërtet besoj se do të na ndihmojë në objektivin tonë. Në ndeshjen e parë i bëmë gjërat si duhet. Edhe kur kundërshtarët filluan të rrisnin presionin në sulm, skuadra u organizua dhe u mbrojt mjaft mirë. Në fazën sulmuese duhet të bëjmë më shumë. Mendoj se për këtë është e nevojshme të lexojmë takimin, për të kuptuar momentet e duhura kur mund të godasim kundërshtarin. Skuadra më ka kënaqur. Është e rëndësishme t’i shoh plot energji dhe më pëlqen mënyra se si arrijnë të lidhen me njëri-tjetrin përgjatë gjithë takimit.

Daley Blind (Mbrojtës i Ajax)
Jemi në një moment të mirë, por përpara kemi një takim ndryshe nga të tjerët. Na duhet që të mendojmë ndeshjen ashtu siç do të nisë, me rezultatin 0-0. Do jemi agresivë dhe të tregojmë veten, sidomos në fazën sulmues, pas mendoj se çdo gjë mbetet e hapur. Do të kemi një shans për të arritur diçka të madhe. Mendjet tona kanë qenë të përqëndruara tek kjo ndeshje, prandaj nuk na falet të bëjmë gabime. Si skuadër, jemi zhvilluar në aspekte të ndryshme. Kemi arritur deri aty sa të kuptojmë lojën e njëri-tjetrit thjesht duke u parë në sy. Për këto arsye mendoj se ne jemi gati për një tjetër hap të madh.