Reali i rikthehet De Geas

Sport

De-Gea-Man-Utd-contract-547213
Reali i Madridit i rikthehet De Geas, kësaj radhe me një plan më të studiuar, për t’ia marrë Manchesterit pa para. Sipas shtypit spanjoll madrilenët kanë rishfaqur interesin për portierin e Manchester United-it, kjo pasi kanë siguruar një zgjatje të kontratës së Sergio Ramosit deri në vitin 2020-të, ky i fundit ishte mjaft i përfolur për një kalim te “Djajtë e Kuq” si pjesë e marrëveshjes së mundshme për të marrë De Gean.
Kështu pasi kanë siguruar qendrimin e kapitenit, “Los Blancos” duket se do të hidhen në sulm për portierin 24-vjecar. Situata duket e favorshme për spanjollët pasi nga ana e vetë Louis van Gaal gjendja nuk po pëlqehet shumë. Duke folur për mediat tekniku holandez ka pranuar hapur se kjo telenovelë e tejzgjatur është kthyer në një problem për ambientin e skuadrës. Nga ana tjetër këtë javë anglezët prezantuan edhe portierin e ri, Sergio Romeron. Edhe aty Van Gaal foli për De Gean, teksa tha se Romero ishte një garanci për çfarëdolloj përfundimi do të kishte çështja e spanjollit.
Gjithsesi pavarësisht interesimit, Reali duket se nuk ka dëshirë t’i përmbushë kërkesat ekonomike të United-it. De Gea ka edhe një vit kontratë dhe spekulime në spanjë raportojnë se madrilenët duket se po studiojnë mundësinë që ta marrin 24-vjecarin vitin e ardhshëm pa shpenzuar aspak para, gjë që do të ishte një humbje e dyfishtë për anglezët.