Joao Mario, mesfushor i Benfikës:

Sport

“E respektojmë në maksimum kundërshtarin tonë, por jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të arritur tek faza e grupeve. Benfika është një klub që gjithmonë ka luajtur në nivelet më të larta, prandaj është e kuptueshme se pse tifozët kanë pritshmëri aq të mëdha ndaj nesh. E dimë se na pret një ndeshje e vështirë, ndaj një skuadre të organizuar shumë mirë dhe mjaft të motivuar. Duke qenë se kemi luajtur bashkë në vitin e shkuar dhe e njohim mirë njëri-tjetrin, nuk mendoj se do të ketë surpriza. Ndonjë episod mund të jetë vendimtar në fatin e takimit, prandaj eksperienca në të tilla situata është shumë e rëndësishme. Ne vijmë në këtë përballje me ide të qarta rreth asaj se çfarë duam të bëjmë në fushën e lojë e se ku duam të arrijmë.”