JOAO MARIO, MESFUSHORI I BENFICAS:

Sport

“Sonte do të shihni një skuadër me plot besim në fushën e lojës, që do japë maksimumin për të fituar. Do përpiqemi të aplikojmë me përpikmëri idetë tona sulmuese. Vijmë nga një seri rezultatesh pozitive dhe kjo është diçka që duhet ta vazhdojmë edhe në Champions League.

Fakti që u kualifikuam nga një grup i komplikuar, me kundërshtarë si Juventusi, apo PSG, do të thotë se e meritojmë plotësisht të vinim deri këtu. Mirëpo, nuk duam të ndalemi me kaq. Synimi ynë është të kualifikohemi në raundin tjetër të Champions League dhe për këtë, ndoshta, do të na duhet të shkojmë përtej limiteve tona. E them këtë, sepse përballë do të kemi një skuadër mjaft të fortë, sikurse është Club Brugge.

Duke u nisur nga ajo që ata arritën nga faza e grupeve, meritojnë vetëm duartrokitje. Është e vërtetë që tashmë kanë një trajner të ri, por lojtarët kanë mbetur të njëjtët, çka do të thotë se elementi i kualitetit është i një kategorie mjaft të lartë.”