Jorge Sampaoli (trajner i Sevilla):

Sport

“Jam vërtet i entuziasmuar për këtë ndeshje, që do të jetë e para për mua përballë tifozëve tanë, sa i takon këtij edicioni të Champions League. Kam vënë re se loja e skuadrës është në evoluim të vazhdueshëm në cdo ndeshje që kemi luajtur deri tani. Di të them se ekipi pati rritje dhe u paraqit mirë sidomos në sfidat ndaj Real Madridit dhe Valencias. Ndërsa tashmë na duhet të rigjejmë fitoren edhe në arenën evropiane. Sigurisht, përballë do të kemi një kundërshtar që meriton respekt, por është i nivelit më të ulët se ato ekipe që kemi përballuar në kampionat. Gjithsesi nuk më shkon aspak ndërmend se Sevilja do të dalë e humbur nga kjo ndeshje. Jemi të mobilizuar me të gjitha forcat, për të bërë një lojë sa më të mirë, mbi të gjitha për të siguruar 3 pikët. Nuk më intereson mënyra sesi do të fitojmë, thjesht kërkoj patjetër rezultatin maksimal nga kjo përballje që e theksoj se e shoh si tepër delikate për ecurinë tonë”.