Julian Nagelsmann (trajner i Bayern):

Sport

“Për ne është tepër e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje të radhës ndaj Viktoria Plzen. E gjithashtu duhet të ruajmë me cdo kusht ritmin që kemi pasur deri tani në Champions League. Pres një paraqitje të nivëlit të lartë nga ana jonë. Kurse kundërshtarët tanë, Plzen, natyrisht që pres të mbrohen me të gjitha forcat. Mendoj se edhe ata kanë të njëjtin plan loje, sic kishte edhe Ausburgu, ekip të cilin e kemi përballuar në kampionat disa javë më parë. Më duhet të bëjmë paksa rotacion, por nuk kemi ndërmend të ndryshojmë 7 lojtarë menjëherë. Kemi disa mundësi për të lënë disi pushim futbollistët: ose me zëvendësim në lojë e sipër, ose me ndryshime që në formacionin titullar. Gravenberch? Ai nuk ka luajtur ende një ndeshje për Bajernin, por duhet të ketë durim dhe të vazhdojë të bëjë progres, në mënyrë që të ketë më tepër minuta aktivizimi. Ndoshta mund ta hedh në fushë që në këtë ndeshje kundër Plzen. Më duheet të vlerësoj situatën, pasi ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar”.