“Jemi të gjithë të motivuar dhe kemi synimin për të shkruar historinë.”; Mërgim Berisha, sulmues i Salzburg

Sport

“Jemi të gjithë të motivuar dhe kemi synimin për të shkruar historinë. E dimë rëndësinë që ka kjo ndeshje, prandaj të gjithë jëmi përgatitur në maksimumin tonë për të dhënë më të mirën. Të gjithë jemi këtu për të luajtur pikërisht ndeshje të tilla. Nuk ka rëndësi se kush shënon, rëndësi ka që gjithësescili të japë më të mirën e tij për të ndihmuar skuadrën të marr rezultatin që na nevojitet. Mendoj se i kemi të gjitha mundësinë për të bërë një ndeshje të madhe, edhe pse përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë, që është i kompletuar në të gjitha aspektet.”