10 stadiumet e së ardhmes

Sport

 

fgnng

Ata janë kolosët e futbollit. Kalimi i viteve ka amortizuar një pjesë të mirë të stadiumeve në Europë, edhe më emblematikëve, u ka ardhur ora të ndryshojnë.

Në Europë ka dhjetë klube që po planifikojnë të ndërtojnë stadiumet e tyre ose të zgjerojnë dhe modifikojnë ekzistuesit, duke i bërë më modernë dhe madhështorë.

1. Stamford Bridge (Chelsea)

Magnati rus që është në krye të Chelsea-t dëshiron që nga jashtë stadiumi të përngjajë me një katedrale. Projekti vlerësohet në më tepër se 850 milionë euro.
2. Shtëpia e re rossonera (Milan)

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 50.000 personash dhe ekipi italian do të paguajë 3,95 milionë euro përgjatë 50 viteve për qeranë e terrenit.
3. Santiago Bernabeu (Real Madrid)

Imazhi i ri i Santiago Bernabeut do të jetë ajo e një voluminoz dhe i shndritshëm.
4. Anfield (Liverpool)

Një nga stadiumet më legjendarë dhe emblematikë është Anfield, por u bë kohë që nuk ofron hapësirë mjaftueshëm. Stadiumi do të zgjerohet sipas një projekti të vlerësuar në 126 milionë euro.
5. Camp Nou (Barcelona)

Pas rimodelimit, stadiumi do të ketë një kapacitet për 105.000 spektatorë. Preventivi është prej 600 milionë eurosh.
6. Stadiumi i Romës (AS Roma)

Roma do ndërtojë stadiumin e saj të ri në jugperëndim të qytetit, në një hipodrom të vjetër. Do të ketë një kapacitet prej 52.000 spektatorësh dhe është i frymëzuar te Colosseu.
7. La Peineta (Atletico Madrid)

Atletico i Madridit do t’a ketë gati stadiumin e ri në fillim të sezonit 2017-2018, me një kapacitet prej 68.000 spektatorësh.
8. White Hart Lane (Tottenham)

Tottenhami do të ndërtojë stadiumin e ri ngjitur me ekzistuesin. Pritet që projekti të jetë gati për sezonin 2018-2019. Kapaciteti do të jetë prej 61.000 spektatorësh dhe spekullohet se mund të ketë bar “që mund të ndërrohet” me bar artificial për ndeshje të futbollit amerikan.

9. Balaidos (Celta)

Balaidos do të shndërrohet në një stadium tërësisht të mbyllur me kapacitet 31.000 spekttorë. Në fasadën e re mund të projektohen imazhe.
10. Anoeta (Real Sociedad)

STadiumi i ri do të ketë një mbulesë të re dhe do të nxisë urbanizimin përreth tij. Përveç kësaj, pas rimodelimit stadiumi do të ketë një kapacitet prej 42.300 spektatorësh dhe do aty do të mund të zhvillohen edhe ndeshje rugby.